Gjykata e Lartë në Brazil vendosi që zyrtarët policorë nuk kanë të drejtë për grevë. Gjykata e Lartë njoftoi se hyrja në grevë e patrullave të policëve ushtarakë në qytet, të policëve federalë dhe të zyrtarëve policor civil të cilët kryejnë hetime, është jokushtetuese. Po ashtu, u bë e ditur se hyrja në grevë e zyrtarëve përgjegjës për sigurinë publike, siç janë zjarrfikësit, është e paligjshme. Në shtetin Espirito Santos në Brazil, më 4 shkurt, familjarët e policëve ushtarakë, kishin bërë demonstrate për të kërkuar rritjen e pagave të tyre. Që nga dita e fillimit të grevës e deri më 11 shkurt, në këtë shtet u realizuan 137 krime ose vrasje, ku pas kësaj qeverisja kishte arritur marrëveshje me disa shoqata të policëve. Në anën tjetër, me arsyetimin se kanë luajtur rol në rastet e dhunshme gjatë dhe pas grevës, kishin nisur hetimet për 703 policë ushtarak, kurse për 161 prej tyre kishte filluar procesi penal për shkarkimin e tyre nga pozita. Protestat pastaj vazhduan edhe në Rio de Janeiro. Presidenti i shtetit, Michel Temer kishte miratuar vendimin që në shtetin Rio de Janeiro në vend të policëve të veprojnë 9 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura. Sipas ligjeve në këtë shtet, policët ushtarakë nuk kanë të drejtë ta ndalin punën e tyre ose të hyjnë në grevë. Policët të cilët marrin pjesë në demonstrata të tilla, dënohen me burgim. Policët ushtarakë, për këtë arsye hyjnë në grevë nëpërmjet familjeve të tyre. Të afërmit e policëve kërkojnë rirregullimin e pagave, si dhe pagimin e dëmshpërblimit të ushqimit, të ndërrimit të natës, etj.