Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka ndryshuar sërish stilin e flokëve. Në sfidën kundër Liverpoolit që do të luhet sot, ai do të zbresë në fushë me pamje krejtësisht të re. Ylli francez njihet për faktin që ndryshon shpesh modelin e flokëve dhe për këtë ka shumë fansa në rrjetet sociale duke qenë një personazh shumë popullor.