Ish-sulmuesi i përfaqësueses gjermane u largua nga Galatasaray duke u transferuar te japonezët Vissel Kobe ku ka firmosur një kontratë dyvjeçare por në javët e mëparshme është përfolur për një kalim në Kinë. Raportohet se ai ka siguruar një rrogë vjetore 10 milionë euro në Japoni dhe, teksa ka pranuar se mund të kishte bërë më shumë para në Kinë, ai ka shprehur pakënaqësitë e tij për mënyrën se si bëhet biznesi aty.
32-vjeçari është shprehur se rrogat mund të jenë më të larta, por ajo që shkon në llogarinë tënde është shumë më pak për shkak të kanaleve të errëta që janë përfshirë. Megjithëse Kina ka qenë një destinacion i pëlqyer nga yjet e futbollit në kohët e fundit, Podolski thotë se vetë liga nuk do të ketë një të ardhme nëse vazhdon me këtë rrugë. “Më pëlqen Kina, kam shumë tifozë aty, por futbolli aty nuk ka për të arritur asnjëherë nivelin e kampionateve evropiane, dhe kjo për shkak të mënyrës se si sillen.