Postimet në Twitter të Donald Trump rreth shpresave të tij për të “forcuar dhe zgjeruar” aftësitë bërthamore të SHBA-ve mund të ndezin Luftën e Tretë Botërore, kanë frikë ekspertët. Sipas ekspertëve të kontrollit të armëve, “pjesa tjetër e botës duhet me të vërtetë të jetë e shqetësuar në lidhje me pasojat e mundshme nga disa mendime te shprehura ne rrjetin social Twitter rreth radioaktivitetit nga ana e Presidentit te zgjedhur Donald Trump. Jeffrey Lewis, ekspert bërthamor në Institutin e Studimeve Ndërkombëtare të Middlebury, beson se Trump duhet të ndalohet nga përdorimi i Twitter në qoftë se Amerika përfshihet në një krizë të përshkallëzuar me një shtet me fuqi bërthamore si Koreja e Veriut. Ai i tha “Washington Post” se shteti mashtrues i Kim Jong-ut lehtë mund të keqinterpretojë qëllimet e Trump dhe të nisë ndonjë fushatë goditje me raketa ndaj aleatëve amerikanë pranë Japonisë dhe Koresë së Jugut. Ekspertët thonë se plani i Trump për të zgjeruar arsenalin bërthamor të SHBA mund të çojë Korenë e Veriut te lëvizë dhe te vërë në shënjestër Japoninë dhe Korenë e Jugut, duke mos e shmangur kështu nisjen e një Lufte e Tretë Botërore.