Pensionisti Patsy Gibbons, gjatë punës nëpër ara, i shpëtoi dy dhelpra pak para ngordhjes, por nuk e kishte pritur se do ti fitonte dy miq të jetës. Gjithë e dinë që qentë janë besnikë, por dhelprat e shpëtuara tashmë e kanë befasuar plakun. Patsy Gibbons, është nga Irlanda, atje ku në një fshat të vogël i ka gjetur dhelprat në një kaçubë të sëmura, dhe i ka shëruar për tu ngritur në këmbë. Por dhelprat besnike, tashmë përpos se janë mësuar të ecin, nuk po i hiqen qafe plakut duke e përqafuar dhe shprehur dashurinë.