Plaçkitet një bastore dhe bëhet tentim plaçkitjeje të një këmbimoreje

26

Dy plaçkitje ka ndodhur mbërmë në dy lokacione në Shkup. Sipas buletinit ditor të policisë, është plaçkitur një bastore dhe është bërë përpjekje e pasuksesshme për plaçkitjen e një këmbimoreje. Rreth orës 18 një autor i panjohur me maskë ka kryer plaçkitje në një bastore sportive në lagjen e Fushë Tophanës në Shkup. Siç njoftoi MPB, autori duke u kanosur me pistoletë nga punonjësi i ka marrë 73.000 denarë me ç’rast është arratisur në drejtim të panjohur.

Në orën 18.20, një autor i panjohur me maskë ka tentuar të bëjë plaçkitje në një këmbimore në rrugën “Moskovska” në Shkup. Duke e kanosur me pistoletë punonjësit i ka kërkuar para, por ai ka arritur ta kyç alarmin e sigurisë, me ç’rast plaçkitësi i maskuar ka hequr dorë nga qëllimi dhe është arratisur. Policia është duke i ndërmarrë masat për gjetjen e autorëve të dy plaçkitjeve dhe për pastrimin e plotë të rasteve.

Comments are closed.