Një pjesë e shfrytëzuesve të rrugëve “Nov Zhivot”, “Bërsjaçka buna” dhe “Zletovska” në komunën e Shuto Orizarës nesër prej orës 9 deri në orën 15 do të jenë pa furnizim me energji elektrike. Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 13:30 pa energji elektrike do të jenë edhe një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Oslo” në komunën e Karposhit, ndërsa prej orës 9 deri në orën 15 edhe shfrytëzuesit e fshatit Rahçe në afërsi të xhamisë së poshtme. Siç informojnë nga Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza e Qytetit të Shkupit, arsye për ndërprerjen në furnizimin me energji elektrike është kryerja e intervenimeve të planifikuara teknike në rrjetin elektrik nga ana e ekipeve të EVN Maqedoni.