Shkup, 16 nëntor – Adoleshentët rrugëdaljen për zgjidhjen problemeve të tyre gjithnjë e më tepër e shohin në përdorimin e “qetësuesve” dhe në kopjimin e shprehive të këqija nga të rriturit, siç është pirja e duhanit. Qetësuesit dhe duhani janë shprehitë kryesore te të rinjtë e moshës 15 dhe 16 vjeçare. Përveç se e shkatërrojnë shëndetin e tyre me duhan, shumica prej tyre marrin tableta për qetësim, edhe atë pa rekomandim nga mjeku. Për dallim nga adoleshentët në Maqedoni, moshatarët e tyre në Evropë janë të dhënë edhe pas alkoolit dhe drogës. Këtë e tregon studimi i kryer nga Qendra Evropiane e Monitorimit të Drogës dhe Varësive nga Droga, e cila merret me hulumtime në lidhje me përdorimin e shprehive të ndryshme në mesin e adoleshentëve në mbarë botën, në të cilin ka marrë pjesë edhe Instituti për shëndet publik i Maqedonisë (ISHP). Hulumtimi është kryer vitin e kaluar në 35 vende të Evropës, ku pjesëmarrës kanë qenë 96.043 pjesëmarrës të moshës prej 15 dhe 16 vjet, me qëllim për të fituar të dhëna rreth përdorimit të alkoolit dhe drogës tek nxënësit e shkollave të mesme. Sipas rezultatit të fituar, 24 për qind nga nxënësit e shkollave të mesme në vend pinë duhan. Sa për krahasim, mesatarja evropiane është 21 për qind. Përveç asaj që pinë duhan më shumë se moshatarët e tyre në Evropë, nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoni pinë më pak alkool se ata, dhe analizuar në numra, mesatarja e adoleshentëve evropianë është 48 për qind, ndërsa në Maqedoni 38 për qind. 11 për qind e adoleshentëve pinë sedativë të cilët nuk ju janë marrë me recetë të mjekut, ndërsa mesatarja evropiane është 6 për qind, që domethënë se nxënësit e shkollave të mesme tek ne dy herë më shumë përdorin qetësues se sa nxënësit në Evropë… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.