Një pilivesë e modifikuar gjenetikisht që mund të spiunojë çdo kënd është zbuluar së fundmi. E quajtur “DragonflEye”, gjysmë insekt dhe gjysmë makinë, asaj i është vendosur në shpinë një pajisje përgjimi. Insekti mund të kontrollohet nga distanca nga një operator në saj të një paneli diellor që ajo ka mbi shpinë. Pilivesa mund të përdoret për pllenim por edhe për misione vëzhgimi. Shkencëtarët kanë arritur që të modifikojnë gjenetikisht edhe sistemin nervor të pilivesave, të cilat mund t’i përgjigjen pulseve të dritës. Për ta bërë këtë, ekipi i shtoi insekteve një gjen që shton proteinat që janë të ndjeshme ndaj dritës dhe që quhen proteinat ospins. Kjo pastaj i lejon neuronet që të aktivizohen nga drita, e cila merret në sajë të paneleve diellore mbi shpinën e tyre. Neuronet çojnë sinjale tek krahët dhe insektet fillojnë që të fluturojnë.