Eurodeputetja kroate Marijana Petir në deklaratë për MIA-n e dënoi dhunë deri te e cila erdhi mbrëmë në Parlament, por theksoi edhe se nuk mbështet dhunë politike e cila rezultoi në dhunë fizike. “Jam shumë e dëshpëruar për shkak të ngjarjeve të ngjarjeve të mbrëmshme në Maqedoni. Dhunë askund dhe për asgjë nuk guxon të jetë përgjigje. Populli i Maqedonisë më shumë vlen nga ajo dhe meriton më shumë. Pikërisht siç jam kundër dhunës fizike, nuk mbështes as dhunë politike e cila rezultoi në dhunë fizike”, deklaroi Petir.
Sipas saj, në vende demokratike siç është Maqedonia qeveri nuk mund të zgjidhet në mënyrë kundërkushtuese, siç mbrëmë, siç tha, vendosën ta bëjnë disa parti. “Shtetet sovrane, siç është Maqedonia, për politikën e saj unitare duhet të vendosin vetë dhe nuk u nevojitet tutorim nga jashtë as burrështetas dhe diplomatë të huaj të cilët përzihen në punët politike të vendeve”, thotë Piter.
Bëri thirrje për qetësim të gjendjes, respektim të procedurave demokratike dhe Kushtetutës së Maqedonisë, si dhe për përmbajtje nga intervenime të jashtme. “Ndodhitë e mbrëmshme janë thirrje deri te të gjithë politikanët dhe liderët në Maqedoni të partive politike që para së gjithash të jenë njerëz, shtetin e tyre dhe popullin e tyre t’i vendosin në vend të parë, të ulen në tryezë negociatore se si vendi të dalë nga kriza në të cilën ndodhet”, theksoi eurodeputetja Marija Petir.