Një shtetas britanik gjendet në një hall të madh, pasi pësoi një dëmtim në tru gjatë punës. Tani ai flet me theks polak dhe kur shtetas të tjerë britanikë racistë e dëgjojnë, i kthehen ashpër e i kërkojnë që “të kthehet andej nga ka ardhur”. Robert Paling, 37 vjeç është babai i dy fëmijëve dhe vuan nga një problem në trurin e tij të shkaktuar si pasojë e marrjes në doza të larta të monoksidit të karbonit gjatë një aksidenti. Kjo ka bërë që tani ai të vuajë nga sindroma e theksit të huaj në të folur dhe sapo nxjer një fjalë, bashkëkombasit e tij e marrin për polak. “Po kaloj një moment shumë të vështirë. Disa njerëz më kanë thënë që të iki andej nga kam ardhur. Kjo bën të ndihem shumë keq”. Robert-i punonte si marangoz kur thithi gaz vdekjeprurës në një fabrikë peshku në qytetin e Hull-it në tetor të 2015-ës.
Pëson dëmtime në tru, britaniku fillon dhe flet… polonisht
Leave a comment