Kanceri i mushkërive është një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse, duke ia kaluar edhe kancerit të gjirit, prostatës dhe zorrës së trashë së bashku. 90% personave që preken nga kanceri i mushkërive janë duhanpirës. Koha e zbulimi të kancerit është shumë e rëndësishme, prandaj duhet të dini shenjat e para të tij për ta zbuluar sa më shpejt dhe për të marrë trajtimin e duhur. Këto janë disa simptomat e para:
– Kollë të vazhdueshme. Kjo nuk do të thotë se duhet t’ju kapë paniku në momentin e pare që keni kollë. Ajo shkaktohet zakonisht nga ftohja. Nëse nuk shfaqni simptoma të tjera të ftohjes apo gripit, por keni vetëm kollë të vazhdueshme, atëherë duhet t’i kushtoni vëmendje. Nëse kjo kollë shoqërohet me dalje të gjakut nga goja, atëherë duhet të vizitoni mjekun.
– Probleme me frymëmarrjen dhe dhimbje në gjoks. Nëse keni vështirësi në frymëmarrje edhe pse nuk keni bërë ndonjë aktivitet të rëndë fizik, duhet të kontrolloheni menjëherë tek mjeku. Dhimbja e gjoksit ndërkohë që merrni frymë mund të jetë një tjetër shenjë se diçka nuk shkon në trupin tuaj. Nëse vuani nga astma apo alergjitë, atëherë këto shenja nuk kanë lidhje me kancerin. Përndryshe, çdo problem tjetër me frymëmarrjen është një arsye përse duhet ta vizitoni doktorin.
– Infeksione të përsëritura në gjoks. Nëse keni infeksione në rrugët e frymëmarrjes më shpesh se zakonisht (bronkiti dhe pneumonia janë infeksionet më të zakonshme), mund të jetë një shenjë e kancerit të mushkërisë. Duhet të dini që zbulimi i hershëm i kancerit të mushkërisë luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si mund të trajtohet kjo sëmundje.
– Ngjirje të zërit. Nëse zëri juaj ndryshon papritur, atëherë duhet të konsultoheni men një mjek. Tumori në mushkëri që bllokon trakenë ose mushkëritë mund të shkaktojë ngjirje ose ndryshim të papritur të zërit.
– Rënie të menjëhershme në peshë dhe mungesa e oreksit. Kur kombinohen së bashku këto dy simptoma, mund të jenë shenja kërcënuese, prandaj duhet t’u kushtoni vëmendje. Kanceri apo sëmundjet e tjera të rrezikshme mund të shkaktojnë rënie të menjëhershme në peshë dhe mungesë oreksi. Nuk duhet t’i injoroni asnjëherë këto simptoma!