Shkup, 1 dhjetor – Enis Bardhi, Besir Demiri, Egzon Bejtullai, Visar Musliu dhe Mevlan Murati, i kanë mësuar kundërshtarët e tyre që do të luajnë në Kampionatin Evropian deri 21 vjeç, i cili vitin e ardhshëm do të mbahet në Poloni. Përfaqësuesja e Maqedonisë në shortin i cili u hedh sot në Krakov, do të luajnë në Grupin B së bashku me Portugalinë, Serbinë dhe Spanjën. Cekim, Maqedonia ka qenë e vendosur në vazon e tretë së bashku me Italinë, Suedinë, Çekinë, Serbinë dhe Sllovakinë. Derisa, KE në Poloni do të luhet në gjashtë qytete, Krakov, Kjelce, Lublin, Gdinj, Bidgoshq dhe Tuqi.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.