Katër persona janë lënduar më lehtë në tre nga gjithsejt pesë fatkeqësi komunikacioni që ndodhën gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në dy prej tyre është shkaktuar dëm material.
Gjatë ditës së djeshme nga ana e policisë rrugore janë zbuluar një numër më i madh kundërvajtjesh. Nga ana e tyre janë dhënë 11 urdhër-pagesa kundërvajtëse dhe 103 urdhër-pagesa të mandatit për kundërvajtje të kryera në fushën e komunikacionit. Me ndihmën e automjetit të posaçëm janë mënjanuar gjithserjt 74 automjete.