Në rajonin e SPB Shkup gjatë 24 orëve të kaluara kanë ndodhur pesë aksidente në të cilët janë shkaktuar dëme materiale, ndërsa në një aksident më lehtë është lënduar një person.
Gjatë ditës së djeshme janë sanksionuar një drejtues i cili ka drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, një drejtues i cili nuk u ka dhënë përparësi kalimit të automjeteve në zonë të udhëkryqit, tetë drejtues të cilët e kanë drejtuar automjetin pa patentë shofer, gjegjësisht të paregjistruar, si dhe 10 drejtues të cilët derisa e kanë drejtuar automjetin nuk e kanë vendosur rripin e sigurimit ose kanë folur në celular. Me automjetin special “karrotrec” janë larguar 43 automjete.