Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, përveç aktiviteteve politike të tij, ai është tejet i kujdesshëm ndaj familjes. Këtë e dëshmon dhe një fotografi e publikuar në llogarinë e tij në facebook, teksa është shfaqur tejet romantik ndaj gruas së tij Sophias me rastin e ditëlindjes së saj, njofton Klan Kosova. Pra, gruaja e tij Sophia, është me të vërtetë grua me fat! “Urime ditëlindjen Sophie, puthje” është shprehur Justin, në dedikimin e tij ndaj gruas me rastin e ditëlindjes. Ndryshe, Trudeau është jo vetëm kryeministri më i votur në Kanada, por gjatë një sondazhi të bërë kohë më parë, ai u shpall si politikani më i bukur duke lënë pas emra të njohur si Putin, Obama, presidentin e Meksikës Niet dhe shumë të tjerë. 43 vjeçari Trudeau, është lindur në Otava dhe ka pasion sportin.