Pak ditë pasi vëllai i tij u vra në Malajzi, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un u fotografua duke qeshur në publik. Ky lajm u përcoll në median perëndimore. Por fotografi Eric Lafforgue, që ka bërë disa vizita në shtetin komunist dhe ka sjellë prej andej mijëra fotografi, thotë se ndryshe nga sa mendohet, në këtë vend njerëzit qeshin dhe buzëqeshin. “Edhe pse jetojnë në diktaturë dhe u mungon liria, ata kanë momentet e lumtura në jetën e tyre. Nuk është e lehtë të kapësh foto të tilla, pasi ekziston gjithmonë dyshimi tek guidat që të ndjekin ty, edhe nëse shohin njerëz të lumtur”.