Nuk ka mjaftuar humbja në derbin kundër Barcelonës, sepse për Quique Sanchez Flores problemet janë shtuar pas disfatës në “Camp Nou”. Arsyeja? Shumë e thjeshtë: inatosja e tifozëve për një rivalitet historik që vazhdon të mbetet i tillë. Në këtë mënyrë, edhe një prej veprimeve më të ndershme dhe të denjta, një përqafim pas humbje, një mënyrë për të heshtur polemikat dhe për t’u përgëzuar me rivalët, shkaktoi një bredhësi sharjesh, polemikash dhe hipotezash. Kjo ndodhi me trajnerin e Espanyol, dhe për tifozët nuk ka rëndësi nëse ai po përgëzonte Lionel Messi, argjentinasin e Barcelonës që sapo kishte luajtur një nga ato ndeshjet për të cilat e gjithë bota e konsideron si mjeshtri i futbollit.
Një trajner i Espanyol e ka të ndalur të përqafoj një futbollist të Barcelonës. Ky ka qenë mendimi unanim i pjesës më të madhe të atyre të mbështesin ekipin bardheblu. Një mal me protesta vërshoi mbi ish-trajnerin e Watford, që u detyrua të kërkonte ndjesë publike. “I kërkoj 1000 herë ndjesë tifozëve të Espanyol sepse nuk kam dashur të luaj me ndjeshmërinë e tyre, – deklaroi Quique Sanchez Flores. – E ndjen veten pjesë e kësaj kauze dhe e identifikoj veten me këtë klub. Eshtë e qartë që nuk mund të di 116 vjet histori, sepse kam vetëm tre muaj këtu, por dua që njerëzit dhe tifozët të jenë të lumtur dhe më vjen keq. Unë i bëj gjëra në mënyrë të natyrshme, duke respektuar kundërshtarët, por mbi të gjitha klubin e Espanyol.”