Përgjegjësi komanduese dhe hetim të drejtë dhe të veçantë kërkoi sot në konferencën për shtyp kryetari i Sindikata policore të Maqedonisë Aco Antovski për suspendimet më të reja të nëpunësve policorë lidhur me ngjarjet e 27 prillit të vitit 2017 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
“Apelojmë deri te Ministria e Punëve të Brendshme që kompetencat e saj t’i kryejë në esencë dhe të drejtë në pajtueshmëri me dispozitat ligjore, madje duke pasur kujdes në të gjithë karakteristikat e veçanta të secilit rast në veçanti, posaçërisht se nëse kolegë të veçantë të cilët kanë qenë vetëm ose në numër të vogël kanë qenë në gjendje që në mënyrë cilësore të reagojnë, madje duke mos marrë instruksione adekuate për një ngjarje të këtillë specifike. Kërkojmë që MPB-ja të mos e anashkaloj përgjegjësinë komanduese e cila është kruciale në këto situata”, theksoi Antovski.
Nga SPM apelojnë që MPB-ja të mbajë llogari për nevojën e masës suspendim nga vendi i punës me qëllim për mosprishje të pozitës sociale të të punësuarve dhe se konsiderojnë se në pjesën më të madhe ajo është e panevojshme dhe nuk e arrin efektin.
Antovski theksoi se SPM në këtë rast plotësisht do të qëndrojë pas anëtarëve të saj duke u siguruar ndihmë juridike falas gjatë gjithë procedurës kundër të njëjtëve. Deri tani sipas tij janë suspenduar 15 policë.