Ka përfunduar marrja në pyetje e liderit të LSDM-së Zoran Zaev në Prokurorinë Themelore Publike. “U paraqitëm në Prokurorinë themelore Publike për ta dëshmuar pafajësinë tonë. Financat për zgjedhjet janë publikuar dhe ne mund të shërbejmë si shembull i një partie politike si duhet të udhëheq me financat.”, tha Zaev, duke shtuar se doherë kur PSP do të hap ndonjë procedurë kundër ndonjë funksionari të pushteti aktual, ai menjëherë bëhet target i Prokurorisë Themelore. Zaev siç ishte paralajmëruar duhej të jepte deklaratë në lidhje me një proces parahetimor për keqpërdorimi të mjeteve financiare në fushatë zgjedhore.