Rifreskon trurin: Në momentin që uji i ftohtë bie në kontakt me lëkurën ne marrim frymë shumë thellë. Në këtë mënyrë rritet sasia e oksigjenit që hyn në trup dhe përshpejtohet qarkullimi i gjakut në tru.
Ju ndihmon të qëndroni në formë: Larja me ujë të ftohtë ju ndihmon të humbni deri në 4 kilogramë çdo vit. Kjo ndodh pasi qelizat adipoze yndyrore djegin kalori pas kontakt me ujin e ftohtë. Këto qeliza janë me ngjyrë kafe , e cila më pas kthehet në blu.
Lufton sëmundjet: Një dush me ujë të ftohtë qetëson muskujt dhe përshpejton veprimtarinë e metabolizmit. Për këtë arsye shumë sportistë të njohur zgjedhin të bëjnë banjo me ujë me akull.
Forcon flokët dhe i bën më të shndritshëm: Ky është një truk i vjetër i gjyshes, por që tanimë konfirmohet dhe nga shkenca. Kur lani flokët me ujë të ftohtë gjaku rrjedh më shpejt në folikulën e flokëve dhe mbyll kutikulat e tyre, kështu kurora e flokëve duket më e shndritshme. Larja me ujë të ftohtë stimulon gjithashtu rritjen e shpejtë të flokëve. Larja me ujë të ftohtë ka një ndikim pozitiv edhe në nivelin psikologjik, jo vetëm atë fizik. Personat që bëjnë dush me ujë të ftohtë janë në gjendje të kontrollojnë emocionet e tyre dhe të përballen më mirë me ditën.