Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore, sot pritën në takim ambasadorin e Norvegjisë, Arne Sannes Bjornstand. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë.
Siç thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA, Gashi e njoftoi ambasadorin Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.