Përdhunoi viktimën, policja përfundon në pranga

Policja bën seks me viktimën e një përdhunimi gjatë hetimeve dhe përfundon në pranga. 33- vjeçarja angleze Charlotte Peters nga Liverpool do të qëndrojë në qeli për 22 muaj, e akuzuar se ka bërë seks me një vajzë të përdhunuar, gjatë kohës që po hetonte për rastin e saj. Me veprimin e saj agjentja dëmtoi imazhin e policisë dhe për këtë arsye u ndëshkua, me vendimin e dhënë nga gjykata në fund të muajit shkurt. Peters e puthi fillimisht vajzën, ndërsa më pas e ftoi në shtëpinë e saj ku dhe u konsumua akti seksual. Policja u akuzua për abuzim me detyrën dhe përfitim nga një moment dobësie i vajzës, e cila ishte e tronditur nga përdhunimi. Siç shkruan ‘Metro’, policja u dashurua me viktimën dhe e kishte kërcënuar se do vriste veten në rast se ndërpriste lidhjen me të.