Shkup, 21 nëntor – I.M. nga Koçani ka përdhunuar një vajzë 14-të vjeçare, ndërsa rastin e ka paraqitur dje nëna e vajzës S.M.(31). Ashtu siç kumtoi policia, ngjarja e pamëshirshme, në dy raste, ka ndodhur pardje, kur I.M së pari e ka dërguar vajzën në vendin “Gumata” në afërsi të fshatit “Gërdovci, e ka nxjerrë nga automjeti dhe me përdorimin e dhunës e ka zhveshur dhe e ka prekur me duar nëpër trup. Më vonë, e ka dërguar në periferinë e qytetit, ku në automjet, në mënyrë të ngjashme e ka kryer veprimin e njëjtë. E mitura është mbrojtur dhe është munduar ta largojë I.M. njëkohësisht duke kërkuar ndihmë. Ndërmerren masa për zbardhjen e tërësishme të rastit.