Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot punohet në verifikimin e dëmeve materiale dhe për vendosjen në funksion të hapësirave të punës që janë jashtë përdorimit.
Shërimi i Kuvendit për marrëdhënie me opinionin njoftoi se pas ngjarjeve të mbrëmshme në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë është shkaktuar dëm material dhe një pjesë e hapësirave të punës, pres qendra, si dhe salla “Maqedonia” në të cilën mbahen seancat plenare janë jashtë përdorimit. Në pajtim me rregullativën ligjore institucionet kompetente marrin hapa për vendosjen e tyre në funksion dhe konfirmimin e dëmit, thuhet në njoftim.
“Bëhen përpjekje për kthimin në gjendjen e mëparshme në afatin më të shkurtër të mundshëm me çka do të krijohen kushte për punën e Kuvendit”, thuhet në njoftim. Duke marrë parasysh këtë, thuhet në njoftim, vazhdimi i sotëm i seancës konstitutive të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i caktuar për në orën 11 nuk do të mbahet dhe për vazhdimin e saj, opinioni do të njoftohet në mënyrë plotësuese.