Prishtinë, 10 janar – Libri më i ri i publicistit dhe shkrimtarit Veton Surroi, tashmë nuk flet vetëm në shqip, “Përcaktimi i dashurisë së Marie Gjonit” mund të lexohet edhe në gjuhën serbe. Romani që më 2016 në Panairin e librit në Prishtinë ishte libri më i shitur, duke e çuar në katër numrin e viteve prej kur veprat e Surroit janë më të kërkuarat në ngjarjen më të madhe të librit në Kosovë, është botuar në serbisht nga shtëpia botuese “Samizdat B92”, shkruan sot “Koha Ditore”. Përkthyer nga Gjorgje Bozhoviq, prezantohet si njëra prej veprave më të mira të prozës bashkëkohore shqipe. Në shpjegimin që i bën botuesi, shkruhet se Marie Gjoni është një personazh jotipik në çdo shoqëri – një aktore fort e hijshme e cila e mban feminitetin e saj në takat e larta, pa dashur që të heqë dorë nga ky nivel. Dhe Marie Gjoni, siç e përshkruan redaktorja, Majlinda Bregasi, është atipike për cilëndo shoqëri: është një artiste e bukur, e mbron me krenari feminitetin e vet ashtu mbi takat e larta që refuzon t’i heqë. Historitë e tyre kryqëzohen në romanin e ri të Surroit.