I vogël. I shpejtë. Helmues. I Mirë. Renato Steffen dhe Ezgjan Alijovski janë lojtarët më në formë të ligës zvicerane që sot do përballen kundër njëri-tjetrit: Basel dhe Lugano, shkruan BLICK. Përpara duelit janë ngritur emocionet ku kanë filluar të krahasohen dy lojtarët. Alioski (1,71 Meter) nuk është vetëm më i gjatë sesa Steffen (1,70 Meter), por “është golashënues më i mirë, punon më mirë në mbrojtje dhe është më i lëvizshëm.
Për klubin është më i dobishëm sesa Steffen edhe pse ka më pak eksperiencë sesa ai,” thotë presidenti Angelo Renzetti. Ngjashëm mendon edhe trajneri i ri, Paolo Tramezzani. “Alijovski që në 18 ndeshje ka shënuar nëntë gola dhe pesë asistime ka më shumë potencial sesa Steffen që në 15 ndeshje ka shënuar dy gola dhe pesë asistime”, deklaroi Tramezzani. Ndryshe, për të dy lojtarët ka interesime nga klubet gjermane, italiane dhe angleze. Fjalën përfundimtare do e thonë vetë futbollistët sot.