Tetovë, 27 dhjetor – Rreth tetë mijë euro janë paraparë për trajtimin e qenve endacak nga ana e Komunës së Tetovës për vitin 2017, shkruan gazeta KOHA. Megjithatë, ende nuk dihet se këto mjete do t`i kalojnë Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova Tetovë, e cila më pas duhet të hap tenderë për këtë problematikë apo me të njëjtat në mënyrë direkte do të merret komuna. Drejtori i Ndërmarrjes Publike në Tetovë, Xhelal Ceka, ka thënë se kjo në mënyrë plotësuese do të vendoset, ndërsa një praktikë e këtillë ka qenë edhe gjatë vitit 2013 /14, kur tenderi i është dhënë një stacioni të veterinarisë. “Pritet të shohim se këto mjete do t`i kalojnë ndërmarrjes apo komuna vet do të hap tender. Dy vite më parë kishin një tender të tillë dhe patëm marrëveshje me stacionin e veterinarisë për të trajtuar qentë endacak. Për vitin e ardhshëm nuk kemi informacione se si do të veprohet”, tha drejtori Ceka. Ndryshe, problemi me qentë endacak vazhdojnë të jenë prezent në qytetin e Tetovës. Ndonëse kohëve të fundit nuk vërehen në pjesën qendrore të qytetit të Tetovës, megjithatë periferia… (më gjerësisht në numrin e nesërm të gazetës KOHA)
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.