Shkup, 6 korrik – VMRO-DPMNE sot akuzoi se LSDM për një muaj të sundimti të tyre i ka detyruar qytetarët për 60 milionë euro. Dragan Cuklev nga VMRO-DPMNE deklaroi se nga këto detyrime qytetarët deri më tani nuk panë asgjë dhe se nuk është realizuar asnjë projekt. “Çdo ditë gjatë 37 ditëve të kaluara Qeveria e LSDM-së i detyroi qytetarët nga 1 milion dhe 600.000 euro. Rezultat në projekte të realizuara – zero. përveç detyrimit, pamë vetëm destruksion, heqje dhe bllokada. Duke llogaritur me kalkulimet e LSD-së prej para zgjedhjeve, Qeveria e Zaevit nëse vazhdon me këtë tempo të detyrimit, ndërkaq do të vazhdojë, për një vit do t’i detyrojë qytetarët rreth 720.000.000 euro, ndërsa për 4 vite mandat qytetarët do të jenë të detyruar rreth 2.880.000.000 euro”, theksoi Cuklev. Sipas tij, kjo është në kundërshtim me atë që foli LSDM para zgjedhjeve. “Nga këto 60 milionë euro qytetarët deri më tani nuk panë asgjë. Rroga minimale nuk është ngritur në 16.000 denarë siç premtoi Zaev, e as ndërkaq rroga mesatare nuk u ngrit në 30.000 denarë. Doktorët ende presin premtimin për rrogë prej 100.000 denarëve, ndërkaq nuk ka filluar as 1 kilometër nga 500 kilometrat e reja autostradë të cilat LSD i premtoi si investim kapital”, tha Cuklev.