Statistika zyrtare konfirmon se për shkak të rrethanave politike, sociale, ekonomike dhe personale, për gjashtë vite më shumë 37 mijë qytetarë kanë hequr dorë nga shtetësia e Kosovës. Informata ka të bëjë për periudhën prej vitit 2009 deri në janar të vitit 2017. Pasi të heqin dotë nga shtetësia kosovare, ata më së shpeshti bëhen “gjermanë dhe austriakë”.
Përkundër atyre që kanë hequr dorë nga të qenit kosovar, në të njëjtën kohë 1.412 të huaj e kanë marrë shtetësinë e Kosovës. Analisti politik, Ramush Tahiri, theksoi se rritja e numrit të qytetarëve që heqin dorë nga shtetësia e tyre ka të bëjë me rrethanat sociale, sepse njerëzit nuk kanë benefite nga kjo shtetësi. Tre vitet e fundit numri i shqiptarëve që kanë marrë shtetësinë e Kosovës është gjithsej 410, ndërsa 10 janë turq dhe të nacionaliteteve tjera 91.