Në rast të ndonjë sulmi terrorist në Parlamentin e Britanisë së Madhe, policia ka deklaruar se aty do të kryhej në masakër e vërtetë. Gjatë një ushtrimi që është kryer disa net më parë, oficerët që paraqiteshin si ekstremistë kanë përdorur të gjitha mundësitë që mund të përdorin terroristët për të hyrë në Dhomën e Përfaqësuesve. Ata kanë ardhur në përfundim, se mbi 100 deputetë mund të mbesin të vdekur në rast të ndonjë sulmi terrorist. “Testi i elasticitetit” u zhvillua gjatë periudhës që Parlamenti ishte në pushim dhe ishte pjesë e një hetimi të udhëhequr nga policia britanike pesë muaj pas sulmit terrorist në Londër. Pas rezultateve dramatike, policia e Britanisë së Madhe ka vendosur të rrisë numrin e sigurisë në Parlament.