Peja e ka fituar përballjen kundër Kozhuvit, me rezultat 83-66, sonte në ‘Karagaçi’ të Pejës, në sfidën e parë të çerekfinales së Ligës Ballkanike. Basketbollistët e Pejës kanë zhvilluar një super-ndeshje, duke qenë ekip dominues gjatë terë ndeshjes, sidomos në periudhën e tretë dhe të katërt, duke pasur vazhdimisht epërsinë të kënaqshme në rezultat. Pejanët të ndihmuar nga tifozët e tyre të flaktë triumfuan në këtë ndeshje, me rezultat 83-66, dhe më 13 pikë epërsi do të udhëtojë për sfidën e kthimit me Kozhuvin.