Parlamenti Evropian gjatë kësaj jave në seancën në Strasburg do ta shqyrtojë çështjen për daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja. Debati është paraparë për të mërkurën, kur do të miratohet rezoluta me pozitat dhe qëllimet kryesore të PE-së në procesin negociues me Londrën.
PE do ta theksojë domosdoshmërinë e sigurimit të së drejtave të barabarta të qytetarëve të BE-së, të cilët jetojnë në Britaninë e Madhe dhe për shtetasit të cilët jetojnë në Evropë. Europarlamenti do të theksojë se Britania e Madhe mbetet në BE deri në braktisjen zyrtare, me të drejta dhe obligime, duke i përfshirë edhe ato financiare.
Në propozim-rezolutë theksohet se nevojitet që të mos lejohet kompromis midis sigurisë dhe marrëdhënieve të ardhshme ekonomike midis BE-së dhe Londrës. Eurodeputetët janë kundër marrëdhënieve ekonomike. Eurodeputetët nesër do të shqyrtojnë ndërmarrjen e masave urgjente për ballafaqim me valën e emigrantëve. Ata insistojnë për parandalimin e rasteve të vdekjes së emigrantëve në Detin Mesdhe.