Pastruesi i kolesterolit me 2 përbërës

Për shkak të mënyrës së shpejtë të jetesës, dietës së varfër dhe mungesës së aktivitetit fizik, rritet yndyra në gjak. Kjo është një sëmundje që prek shumë njerëz në ditët e sotme. Ne kemi një recetë të mrekullueshme që do t’ju ndihmojë të pastroni trupin tuaj nga të gjitha yndyrnat e padëshiruara.

PËRBËRËSIT: Fiq dhe uthull molle e bërë në shtëpi

PËRGATITJA: Ju duhet ta përgatisni këtë ilaç në mbrëmje dhe ta konsumoni atë në mëngjes. Merrni tre fiq të thatë, dhe duke përdorur një kruajtëse dhëmbësh shpojini ata nga të gjitha anët. Pastaj vendosini ata në një enë qelqi dhe hidhni rreth 60 ml uthull molle të bërë në shtëpi. Lëreni për 12 orë. Pastaj, në qoftë se i keni përgatitur në orën 8 në mbrëmje, hajini fiqtë në 8 të mëngjesit. Mos harroni që të mos e hidhni pjesën tjetër të uthullës, sepse mund të përdorni të njëjtën uthull natën tjetër. Natën tjetër përsërisni të njëjtën procedurë. Ju mund të përdorni këtë uthull vetëm për 7 ditë, sepse shumica e uthullës do të absorbohet nga fiqtë. Ditën e tetë ndërrojeni uthullën, dhe përsërisni procesin për një javë. Trajtimi duhet të zgjasë për 14 ditë. Së bashku me këtë recetë, ju duhet t’i përmbaheni një diete të shëndetshme, dhe të merreni me aktivitet fizik. Pas gjithë trajtimit, përsërisni analizat e gjakut dhe do të shihni efikasitetin e këtij ilaçi.