Shkup, 15 qershor – Ekipet e shtabit për mbrojtje dhe shpëtim të Qytetit të Shkupit punojnë në terren për pastrimin e dëmeve të shkaktuara nga moti i ligë i cilin dje e goditi Shkupin dhe rajonin. Siç thuhet në kumtesë, është shkaktuar dëm i madh material i objekteve dhe gjelbërimit në fidanishten e NP “Parqe dhe gjelbërim”, janë thyer pemë dhe janë dëmtuar gjelbërimet në pastrimin e së cilës punojnë ekipet e NP “Parqe dhe gjelbërim”. Ekipet e NP “Ujësjellësit dhe kanalizimit” dhe “Higjiena komunale” me ekipe dhe makineri punojnë në terren në pastrimin e ulluqeve dhe pusetave në tërë territorin e Shkupit, por më shumë në Radishan, Butel, Autokomandë, Çair dhe Çento. Ekipet e NP “Rrugë dhe gjelbërim” me makineri pastruan dheun dhe rërën në bulevardin “Aleksandar Makedonski”.