Prokuroria Publike e Shkupit sot parashtroi Propozim akuzues kundër nëntë personave – pjesëmarrës në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Të dyshuarit ngarkohen se kanë kryer vepër penale Pjesëmarrje në turmë që do të pengojë një person zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare nga neni 374, paragrafi 1 nga Kodi penal. Për dy nga personat për të cilët është parashtruar Propozim akuzues, prokurori kompetent dorëzoi edhe Propozim për vazhdimin e masës paraburgim.
Për një person i cili deri tani ishte në paraburgim, prokurori publik i cili vepron në lëndën vlerësoi se ka hapësirë për zbutje të masës së propozuar, madhe parashtroi propozim për përcaktim të masës Paraburgim shtëpiak. Për një person të cilit i është caktuar masë e sigurisë Paraburgim shtëpiak, sipas prokurorisë bazat ligjore për vazhdimin e tij ekzistojnë, madje nga këtu gjykata kompetente dorëzoi edhe propozim të masës Paraburgim shtëpiak.
Për një persona në pajtueshmëri të vlerësimit të Prokurorisë Themelore Publike Shkup, nuk është kërkuar vazhdim i masës Paraburgim. Për të njëjtën në fuqi mbetet Masa tanimë të përcaktuara të kujdesit. Për katër persona të cilët ndodheshin në paraburgim, sipas prokurorit kompetent, janë grumbulluar dëshmi relevante dhe nuk ekziston rrezik që të dyshuarit të pengojnë në procedurë. “Por prokuroria vlerësonte se ende ka nevojë për sigurim të pjesëmarrjes së të dyshuarve. Për këtë arsye, deri te gjykata është dorëzuar propozim të caktim të masave të kujdesit për katër të dyshuarit”, thuhet në kumtesë.
PTHP Shkup informon se për tre persona për të cilët MPB-ja parashtroi kallëzim penal, ka sjellë Vendim për refuzim të kallëzimit penal. “Njëherit, për dy nga ta është kryer identifikim i gabueshëm, ndërsa për njërin nga personat aspak nuk është konfirmuar se ka marrë veprime të cilët kanë elemente të veprës së kryer penale i cili ndiqet sipas detyrës zyrtare”, shtohet në kumtesën nga Prokuroria. Nga Prokuroria Themelore Publike – Shkup në drejtim të informimit të opinionit dhe shpjegim të rrjedhës së procedurës penale, ndërsa posaçërisht, siç shtojnë, për shkak të spekulimeve të shumta të publikuara rreth kualifikimit juridik, e njofton opinionin se në pajtueshmëri të ligjit, kualifikimin juridik për vepër të kryer penale e jep prokurori publik i cili madje udhëhiqet nga dëshmitë që janë grumbulluar deri në atë moment.
“Kjo do të thotë se në qoftë se në mënyrë plotësuese gjinden dëshmi të reja të cilët theksojnë se një person i caktuar ka kryer vepër penale, prokurori publik gjatë gjithë procedurës mund të kryer rikualifikim ose personin ta ndjekë edhe për vepra të tjera penale”, shtohet në kumtesë. Nga Prokuroria Themelore Publike Shkup theksojnë se vazhdojnë pandërprerë të grumbullojnë dëshmi relevante dhe marrjen në pyetje të gjithë personat e involvuar në ngjarje, por madje jashtëzakonisht duke pasur kujdes në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe prezumim të pafajësisë, ndërsa posaçërisht duke u nisur nga fakti që në të dy rastet është bërë identifikim i gabueshëm i personave. “Kualifikimi juridik i veprës së kryer penale duhet të mbështetet vetëm në bazë të dëshmive”, thonë nga PTHP Shkup.