Para se të hani vezë, kontrollojeni ngjyrën e të verdhës së saj

A keni menduar ndonjëherë se çfarë ngjyre duhet të ketë e verdha e vezës? Duket se kjo është shumë e rëndësishme në fakt. Rreth 100 vjet më parë, shkencëtarët zbuluan se ngjyra e të verdhës së vezës përcaktohet nga një numër karotenoidesh që përmban. Këta janë antioksidantët që ndihmojnë në formimin e vitaminës A, e cila ndihmon përmirësimin e gjendjes së eshtrave tanë. Kështu, sa më e pasur të jetë ngjyra e të verdhës së vezës, aq më shumë përbërës të shëndetshëm ka për trupin tonë, transmeton Gazeta Express. Ngjyra e të verdhës së vezës varet direkt nga ajo se çfarë ka ngrënë pula. Nëse ka pasur ndonjë ushqyerje jo fort të mirë, atëherë e verdha e vezës do të jetë me ngjyrë të verdhë të zbehtë. Në qoftë se ushqimi i pulës ka përmbajtur misër, bimë dhe insekte, atëherë ngjyra do e të verdhës së vezës do të jetë më e portokalltë. Në përgjithësi, preferohet që të konsumohen vezët që kanë të verdha ngjyrë të ndezur portokalli, pasi që këto vezë përmbajnë sasinë maksimale t përbërësve për të cilët trupi ynë ka nevojë.