Papunësia në eurozonë në muajin shkurt është ulur për 0,1 për qind, në 9,5 për qind, që është niveli më i ulët prej majit të vitit 2009, kumtoi Eurostat. Ai numër është në përputhshmëri me pritjet e analistëve.
Shkalla e papunësisë në eurozonë në shtator të vitit të kaluar është ulur nën nivelin simbolik prej 10 për qind dhe prej atëherë është në rënie. Megjithatë, ajo shifër fsheh dallime të mëdha ndërmjet 19 shteteve nga eurozona. Papunësia në Gjermani është 3,9 për qind, në Maltë 4,1 për qind ndërsa në Spanjë është 18 për qind dhe në Greqi 23,1 për qind në dhjetor të vitit të kaluar.
Shkalla e papunësisë në 28 shtete anëtare të Bashkimit Evropian është ulur në tetë për qind, që është niveli më i ulët prej vitit 2009. Papunësia shënon rënie në 26 shtete të Unionit, por shënon ngritje në Danimarkë prej 6 në 6,4 për qind dhe në Lituani prej 7 për qind në 8,3 për qind. Në Francë shkalla e papunësisë është 10 për qind dhe nuk ka ndryshuar prej nëntorit të vitit të kaluar.