Shkup, 12 maj – Pesëmbëdhjetë banka, kompani të sigurimeve dhe fonde investimesh prej sot deri më 14 të këtij muaji do të marrin pjesë në Panairin për banka “Ditët e Financave”. Vizitorët do të kenë mundësi për të mësuar në lidhje me ofertat e fundit për të gjitha produktet bankare në Maqedoni, për të shqyrtuar ofertat për sigurimin e jetës dhe për të përzgjedhur opsionin më të favorshëm për investim. Përfaqësuesit e institucioneve do të ofrojnë përgjigje për të gjitha pyetjet e vizitorëve dhe do të tentojnë që përmes bisedës së drejtpërdrejtë dhe prezantimeve të produkteve aktuale të ofrojnë kushte më të volitshme për të gjitha llojet e kredive dhe depozitave, polisave më të mira për sigurimin e pasurisë, sigurime udhëtimi apo sigurime nga aksidente, të ofrojnë lidhjen e marrëveshjeve për sigurimin e jetës apo t’i prezantojnë opsionet më të mira për të investuar në mjete financiare. Evenimenti do të ndiqet nga përfaqësues të Bankës Popullore të Maqedonisë për të kontribuar në forcimin e vetëdijes së përgjithshme për atë se sa e madhe është nevoja për edukimin financiar dhe cilat janë përfitimet nga njohuri të tilla. Në panair do të marrin pjesë Kapital Banka, Shparkase Banka Maqedoni, NLB Banka, Viner Life, TTK Banka, Halkbank, Banka e Ohrit, Banka Qendrore Kooperativë, Ilirika Fund Menaxhment, Banka Komericiale, Byroja Kreditore e Maqedonisë dhe Bankën Popullore e Maqedonisë.