Agjencia për punësim e Republikës së Maqedonisë sot në Shkup organizon panair, në të cilin personat e papunësuar do të kenë mundësi të informohen për vendet e lira të punës në tregun e punës.
Në panair do të prezantohen edhe kompanitë të cilat ofrojnë vende të reja të punës dhe kushtet që duhet t’i plotësojnë personat e papunësuar që të punësohen. Panaire të tilla deri tani u mbajtën në disa qytete më të mëdha në shtet.