Mbi 80.000 libra të më shumë se 80 botuesve do të jenë në shitje në Panairin e 29-të ndërkombëtar të librit i cili në hapësirë prej 4.000 metrave katrorë në sallën e parë të panairit do të mbahet nga 4 deri më 10 prill.
Panairi i Shkupit e organizon panairin e Shkupit në bashkëpunim me Asociacionin e Maqedonisë të botuesve, Shoqatën e botuesve të Maqedonisë (SHBM) dhe Shoqatën e Botuesve Shqiptarë të Maqedonisë. Përveç botuesve më të mëdhenj vendorë, të pranishëm në panairin e librit do të jenë edhe botuesit nga Serbia, Mali i Zi dhe nga Shqipëria, ndërsa Suedia do të prezantohet përmes Ambasadës së saj me stendë për promovimin e letërsisë për fëmijë.
Midis ngjarjeve promovuese do të jetë edhe prezantimi i projekteve nga sfera e integrimeve evropiane në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, më 6 prill dhe prezantimi i platformës poetike Versopolis në bashkëpunim me Netët strugane të poezisë. Risi, sivjet është që pjesa ekspozuese-shitëse e panairit është zgjeruar dhe në sallën e dytë do të prezantohet letërsia për fëmijë dhe të rinj dhe do të ketë kënd edukativ për fëmijë.
Panairi i librit zyrtarisht do të hapet më 3 prill në orën 19:00, ndërsa nga dita e ardhshme deri më 10 prill do të hapet për vizitorët nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Nga 6 deri më 8 prill, në sallën e dytë do të mbahet Panairi i arsimit dhe karrierës, ndërsa në sallën e tretë – Panairi ndërkombëtare i turizmit “Skopje travel market 2017”.
Në 20. Ditët e arsimit dhe karrierës si dhe në vitet e kaluara do të marrin pjesë institucionet e arsimit të lartë, fakultete vendore dhe të huaja, të cilat do t’i prezantojnë programet për studime, informacione për përsosje profesionale, rikualifikime, mundësitë për punësim dhe zhvillim të karrierës etj. Nga pjesëmarrësit e huaj do të prezantohen dy universitetet nga Sllovenia – nga Maribor dhe nga Gorica e Re.
Në Panairin për turizëm në sallën e tretë të Panairit do të marrin pjesë agjenci turistike dhe tur-operatorë nga Maqedonia, komunat, kompanitë për prodhimin e pajisjes hotelierike… ndërsa vizitorët do të mund të informohen për oferta dhe mundësi për udhëtime. Biletat për të gjitha tre manifestimet e panairit janë me çmim prej 30 denarë, gjegjësisht 20 denarë për vizita të organizuara ose grupore. Orari i punës është nga ora 10:00 deri në orën 20:00.