Ishte viti 1999, vit i cili do të mbahet mend gjatë për Kosovën. Burra nga Gjermania ishin nisur për t’i ardhur në ndihmë Kosovës duke iu bashkuar vullnetarisht UÇK-së. “Një nga shumë xhirimet e mira ku më rridhnin lotët duke e filmuar. Koha kur diaspora shqiptare vullnetarisht linin Gjermaninë për të shkuar në luftë në Kosovë dhe për t’iu bashkuar UÇK-së”, shkruan Besfort Hasanaj, transmeton albeu. Ata kishin lënë jetën më të mirë për të quar në vend amanetin e Adem Jasharit, Fehmi Lladrovcit e shumë luftëtarëve të tjerë, shkruan më tej ai. Për më tepër, shikoni pamjet e rralla.