Zëvendëskryeministri i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropian, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, u takua me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme Estoneze, Mati Maasikas. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri Osmani edhe një herë konfirmoi determinizmin e Qeverisë lidhur me largimin e të gjitha pengesave që paraqesin pengesë për euro- integrimet tona në zbatimin e Planit 3-6-9, si dhe mbylljen e çështjeve politike, mes të cilave është edhe marrëdhënia me fqinjët, por edhe miratimin e ligjit të shfrytëzimit të gjuhëve.
“Dua të theksoj se Republika e Maqedonisë me optimizëm shikon në Kryesimin me Këshillin e Bashkimit Evropian nga ana e Republikës së Estonisë deri në fund të vitit, periudhë të cilën vendi ynë vendosi t’i përkushtojë reformave dhe gjitha pengesave të tjera që vështirësojnë afrimin e Maqedonisë drejt Unionit. Qëllimi ynë është, deri sa vazhdon Kryesimi i Estonisë, t’i marrim hapat e para konkrete nga ana e Unionit që do të jenë në drejtim të dukshmërisë së perspektivës Evropiane të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Osmani gjatë takimit. Ai shtoi se është mirë që Republika e Maqedonisë, në këtë rrugë drejt Bashkimit Evropian, ka miq dhe mbështetës dhe se Republikën Estoneze e konsideron si aleat të tillë.
Nga ana tjetër zëvendësministri i Punëve të Jashtme Estoneze, Mati Maasikas duke iu falënderuar mikpritjes dhe miqësisë të cilën e ndjen tani më në ditën e dytë të vizitës së tij në Republikën e Maqedonisë, theksoi se BE-ja konfirmon pozitën e saj për mbështetjen në procesin e zgjerimit. Sipas tij kryesimin i Estonisë dhe kryesimet e ardhshme të Bulgarisë, Austrisë dhe Rumanisë, paraqesin mundësi të shkëlqyeshme, moment të mirë, e cila nuk duhet të humbet nga vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jam i impresionuar nga përkushtimi i Qeverisë ta shfrytëzoje këtë moment. T’ju përkushtohet reformave dhe shmangies të pengesave të tjera në rrugën drejt Unionit. Zgjerimi është proces meritor, dhe gjitha vendet, që kanë aspirata dhe i përmbushin kushtet, duhet të jenë pjesë e Bashkimit Evropian”, theksoi Maasikas gjatë fjalës së tij. Ai potencoi faktin, se të gjitha proceset e suksesshme integruese në Evropën Qendrore dhe Lindore janë ndërtuar me konsensus të fortë të brendshëm, duke ia rekomanduar atë përvojë Maqedonisë.