Osmani do të takohet me anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit

17

Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot do të realizoj takim me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit. Në takimin, i cili do të realizohet në hapësirat e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, do të diskutohen masat dhe dinamika e realizimit të tyre, në përputhshmëri me planin 3-6-9 nën kompetencat e Komisionit në pjesën e luftës kundër korrupsionit. Para takimit janë paraparë deklarata për media të Osmanit dhe kryetarit të Komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit, Igor Tanturovski.

Comments are closed.