Para 23 ditësh Oscar u transferua në Kinë duke braktisur Premier League-n. 23-vjeçari la Chelsea-n për tu u bashkuar me një prej ekipeve të Superligës kineze, por vetëm pak ditë më vonë, mësohet se ai është mërzitur për lëvizjen e tij. Braziliani gjatë një bisede telefonike me një shok, mësohet të ketë shprehur pakënaqësinë për braktisjen e futbollit europian, dhe nuk ka mohuar dëshirën për tu rikthyer edhe njëherë. Mërzia e tij u shfaq dhe gjatë ditës kur ai zbriti në aeroport, ku shihej qartë pakënaqësia gjatë fotografimit me tifozët dhe dhënies së autografeve.