Ornela pret që Putini ti japë pasaportën ruse

Gjatë një interviste në kanalin televiziv rus “Dozhd”, aktorja e famshme italiane Ornella Muti ka zbuluar dëshirën për të marrë shtetësinë ruse. “Do të isha e nderuar nëse do të merrja pasaportën ruse nga Putini. Në fillim mora lejen e qëndrimit dhe ka një muaj që po punoj për kalimin e fazës së fundit, atë të marrjes së nënshtetësisë”