Optimistët kanë zemër më të fortë!

21

Njerëzit, që zakonisht kanë këndvështrim më pozitiv, mbi të ardhmen kanë mundësi më shumë të mbijetojnë, pas një sulmi ne zemër se sa ata që kanë këndvështrime më pesimiste për jetën. Të dhënat e publikuara nga Reuters mbështetën në një studim të ri të kryer në Izrael. Ky studim nuk verifikon se optimizmi zgjat jetën, por studimi megjithatë iu sugjeron mjekëve të nxisin optimizmin tek pacientët gjatë rehabilitimit prej sulmit në zemër, pasi kjo mund të ndikojë në jetëgjatësinë e tyre. Studimi izraelit është publikuar në revistën mujore “Mayo Clinic Proceedings”.

Comments are closed.