Ombrella e thjesht ka marrë një shndërrim modern. Një ekip i inxhinierëve kanë lëshuar një ombrella të zgjuar e cila konektohet në mënyrë të drejtpërdrejt me smartphonin e përdoruesit. Ombrella i tregon përdoruesit se kur do të bjerë shi, ajo dridhet kur ju vie një mesazh ose ju bëhet një thirrje, e po ashtu edhe përgjon telefonin e humbur, transmeton gazetametro.net. Ajo lidhet me përdoruesin përmes Bluetooth. Kur ombrellës i ndizet një pik e kuqe atëherë ka filluar shiu ndërsa kur pika është e gjelbër atëherë gjithçka është pastër.