OKB të hënën bëri apel për mbledhje të mjeteve financiare për ndihmë financiare në lartësi prej rekord 22,2 miliardë dollarësh për vitin 2017 me qëllim që t’u ndihmojnë njerëzve të cilët janë të prekur nga konfliktet dhe katastrofat natyrore, numri i të cilave arrin 93 milionë. Më shumë se gjysma e mjeteve do të shfrytëzohen për përmbushjen e nevojave të njerëzve të cilët janë të ballafaquar me krizat në Siri, Jemen, Irak dhe Sudanin Jugor, njoftoi zyra e KB-së për koordinim të çështjeve humanitare (OCHA). “Derisa bisedojmë, gjithnjë e më shumë njerëz kanë probleme humanitare, jo vetëm për shkak se krizat zgjasin sa vjen e më gjatë”, theksoi koordinatori për çështje humanitare i KB-së Stivem O’Brajen në hyrjen e apelit i cili i është bërë 33 vendeve. Për vitin 2016 KB-ja kërkoi 22,1 miliardë dollarë pas 20,1 miliardë dollarëve fillestarë, por mungesa e donacioneve do të thotë se deri më 30 nëntor me shumën e kërkuar janë mbuluar vetëm 51 për qind.