Pas largimit nga Sampdoria, Antonion Kasano bëhet me ekip të ri. Pas refuzimit të Entelës në Serinë B, sulmuesi barez mund të përfundojë në ligat amatore të futbollit italian. Në drejtim të Kasanos ka ardhur një ofertë nga skuadra e Sampierdeneses,e cila mund ta tundojë lojtarin të rikthehet në fushat e blerta. Presidenti i saj, Roberto Morgavi është shprehur se po punon fuqishëm për të bërë të mundur transferimin e tij te kjo skuadër, por që gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë vetë Kasano.